Kryeministri Edi Rama ka kritikuar OKB-në, e cila së fundmi në një deklaratë i është referuar Kosovës dhe Serbisë si “Prishtina dhe Beogradi.”
Rama ka publikuar në Twitter një “screenshot” nga një titulli një deklarate të botuar në sajtin zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Beogradi dhe Prishtina”?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar për të është “Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte termin e saktë me qëllim. Ju lutem jepni menjëherë sqarime,” shkruan Rama në postimin e tij.
'Belgrade and Pristina'?! A serious mistake or a lapse? The official name of it is 'The Agreement on the Path to Normalization between Kosovo and Serbia', and it would be unacceptable if the SG did not use this proper name deliberately. Please provide clarification promptly. pic.twitter.com/n48UMyklS1
— Edi Rama (@ediramaal) March 21, 2023