Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka sqaruar deklaratën për ulje pagash duke thënë se me pensionistët nuk është marrë fare por e kishte për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjisha që marrin nga 800- 900 mijë lekë.
Po ashtu Beqja akuzon për këto lajme titujt e disa gazetave si dhe plagjiaturat.
Ndërkohë nuk kanë mbetur as reagimet nga Kuvendi për deklaratën e Beqajt disa ditë më parë, teksa Përmeti i ka sugjeruar të kurohet urgjentisht pasi është e turpshme.
ANDI PËRMETI: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme
O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset
ILIR BEQJA: Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen.
Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm.
Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.