Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë në Champions League. Mbrojtësi i Shqipërisë, realizoi në minutën e 21-të, për t’i dhënë avantazhin Atalantës në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk.
Gjimshiti shfrytëzoi një krosim të Lookman nga e majta dhe pas një kontrolli të bukur, gjuajti direkt dhe e ndali topin në fund të rrjetës.
Vlen të përmendet, se ky është goli i parë sezonal dhe i pari në karrierë në Ligën e Kampioneve për kapitenin e Shqipërisë, i cili ka luajtur edhe më parë në këtë turne me fanellën e Atalantës.
Gjithashtu është goli i parë për zikaltërit në Champions për këtë sezon, pas barazimit 0-0 ndaj Arsenalit në raundin e parë.