Një burrë iranian, i konsideruar si njeriu më i pistë në botë pasi nuk ishte larë prej 67 vitesh, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Amou Haji, vdiq të dielën në fshatin Dejgah të provincës Fars në Iranin jugor.
Sipas një zyrtari vendas Haji, i cili ishte beqar, shmangte larjen nga frika se mos “sëmurej”.
Në fillim të vitit të kaluar mediat raportuan se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por nuk gjetën asgjë.
“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”- u shprehën ata.