Tre gola në këtë Kupë Bote e shndërrojnë Richarlison në pikën e referimit në sulmin e Brazilit. Edhe në sfidën e 1/8-tave ndaj Koresë së Jugut, firma e lojtarit të Tottenham nuk mungoi madje duke realizuar një prej golave më të bukur të mbrëmjes, edhe për shkak të kombinimeve perfekte të Selecaos.
Një gol që bëri të kërcente edhe trajnerin Tite, i shfaqur gjithnjë serioz deri në atë pikë. Richarlison e ftoi në festën e tij dhe trajneri nuk ngurroi, ndërsa së fundmi, festimin e 25-vjeçarit që tashmë është shndërruar në një trend e imitoi edhe Ronaldo Fenomeni.
Teksa ishin të dy së bashku, Richarlison i mësoi Ronaldos lëvizjet e tij ndërsa në fund, lojtari i Tottenham provoi edhe të “vjedhë” pak nga magjia e Fenomenit teksa i prek këmbët, me të cilat ish-numri 9 i ka dhuruar Brazilit çaste të pafundme lumturie.