Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza kundër Lulzim Bashës, duke thënë se është i lidhur me një aferë biznesi në portin e Durrësit.
Berisha po ashtu nuk harroi dhe akuzat e bëra më herët, duke thënë se Basha është peng i Ramës për dosjen “Yaris” dhe Muzin”.
“Është i lidhur në afër biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën. Nuk kemi të bëjmë me një njeri me çrregullime të shëndetit mendor, por kemi të bëjmë me një njeri që nuk njeh asnjë normë asnjë moral.
Data tetë është një datë historike, jo vetëm për PD-në por për të gjithë Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e këtij kombi vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësie e zbaton e në një protestë festive paqësore, vetë anëtarësia e PD”, tha Berisha.
“Basha nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme se fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe. Kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë normë e standard”, u shpreh nga Fieri ku përkujton 31-vjetorin e krijimit të PD, ish-kryeministri Sali Berisha.