Politika Berisha: Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin...

Berisha: Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin e Ramës

Akuza të forta lëshoi Sali Berisha edhe ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Gjatë takimit me demokratët e Tropojës, ai tha se Lulzim Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës.

“Detyra jonë është që këtë narkoshtet ta përmbysim njësoj si përmbytëm diktaturën komuniste. Për të realizuar këtë mision ne duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë. Sepse në 8 vite peng kryetari në çoi nga dështimi në dështim. Me qëndrimet e tij defaktorizoi PD. Dy ditët e fundit peng kryetari me një grusht vasalësh po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le t’i themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër. Ne jemi në prag të një ngjarje historike, të rithemelimit të PD sepse udhëheqja është marrë peng. Pa parti Demokratike dhe pa opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Më lejoni zoti kryetar i dashur deputet të falënderoj të gjithë delegatët e rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Përse Berisha u angazhua tani dhe jo më parë? Kam kërkuar të falur që kur i kërkova peng kryetarit të japë dorëheqjen…dhe më tha jo, unë duhet të hiqja dorë nga vendimi im i largimit pa kthim, por nuk e bëra”.

Berisha më tej përsëriti qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli non grata.