Sali Berisha dhe Albana Vokshi rezultatin e referendumit e dhanë në hyrje të selisë së Partisë Demokratike. Gazetarët e pyetën ish-Kryeministrin sesi do ta largojë Bashën nga zyra, një moment që u shoqërua edhe me batuta nga lideri historik.
Si do e largoni Bashën nga zyra? (ai nuk e njeh rezultatin e referendumit)
Berisha: Ai nuk njeh as veten e tij…
Sot nuk do ngjiteni lart?
Berisha: I ka fik dritat (qesh)… Me kaq shumë njerëz nuk kisha si ngjitesha.
Lëvizja e radhës është protesta kombëtare. Pastaj kemi një periudhë të ristrukturimit të partisë. Do jem në seli, këto ditë… Në seli jemi ne, ai do rrijë aty i rrethuar dhe i kanë vënë dhe dy kundragaz në zyrë, shkoni shiheni.
Ka arsye të ketë frikë?
Berisha: Njeriu i pa lirë përjeton frika të tmerrshme Do fillojë grevë urie në zyrë ai. Ta provojë të hyjë po dojë.
Ju nuk do e prisni poshtë?
Berisha: Ai mendoj unë të shkojë në lagjen 8 të ulet aty ku lindi të pyesë veten pse u denatyralizua, po të dojë të rrijë deputet i PD. Gara në parti do jetë e hapur.