Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij me demokratët e njësisë 5 në Tiranë ka folur në lidhje me protestën e datës 6 dhjetor teksa ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama mund të bllokojë rrugët në mënyrë që të ndalojë demokratët e rretheve për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë.
Ai u bëri thirrje demokratëve që në datën 5 dhjetor t’u hapin dyert e shtëpive të afërmve të tyre demokratë nga rrethet në mënyrë që të mund t’i bashkohen protestës së ditës tjetër.
“Këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. Meqenëse ky është i tmerruar nga kjo protestë se do e nxjerrë ashtu siç është para liderëve europianë, ky mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra demokratë mund të kenë problem për të ardhur në Tiranë. Ftoj ta shndërrojmë datën 5 dhjetor si hapje të dyerve tona për familjarët që kemi në rrethe të tjera për të protestuar të gjithë së bashku”, tha Berisha.