Politika Berisha: Deputetët me platformë nga qeveria s’mund të mbajnë peng PD-në

Berisha: Deputetët me platformë nga qeveria s’mund të mbajnë peng PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deputetët të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike me platforma të marra nga qeveria.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se pjesa dërrmuese e deputetëve do t’i bashkohen shumicës, pasi vendi i tyre është në PD dhe duhet të përfaqësojnë popullin opozitar.

“Në Kuvend mungonin deputetë. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një apo dy deputet, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë, një forcë opozitare. Ajo nuk mund të ndodhë. Vendi i tyre është vetëm me shumicën”, tha ish-kreu i qeverisë.

Berisha shtoi se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit përcaktoi se kush ishte shumica në Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 30 prillit nuk morën pjesë 35 deputetë, të cilët përbëjnë shumicën e Grupit Parlamentar.