Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi platformën me të cilën sipas tij, do të bëhet i mundur bashkimi i demokratëve.
Gjatë një konference për mediat, Alibeaj u shpreh se kjo platformë mbështetet nga shumica e Grupit Parlamentar.
Në një nga pikat e platformës kërkohet anulimi i proceseve të njëanshme që po zhvillon Sali Berisha dhe rifillimi i procesit duke përfshirë të gjithë palëve.
Alibeaj pohoi se kishte edhe propozime shtesë, por sipas tij procedura që gëzon mbështetje më të gjerë ishte që propozimi shtesë nuk mund të përfshihet.
Një ndër propozime shtesë ishte edhe propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj si dhe Ferdinand Xhaferrajt, të cilët kanë propozuar që të përjashtohen nga rikandidimi çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi.
“Që të përjashtohen nga PD çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkua shumicës së grupit të PD-së”, tha Alibeaj.
Pikat e platformës
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.