Sali Berisha premtoi se opozita do ti përgjigjet Edi Ramës dhëmbë për dhëmbë.
Kreu e Rithemelimi foli për mediat në përfundim të një mbledhje që opozita zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit, ku në fokus ishte aksioni politik në Parlament dhe jo vetëm.
Berisha deklaroi për gazetarët se Rama ka zgjedhur si taktikë të mbyllë Parlamentin duke ndëshkuar seancë pas seance deputetët e opozitës.
Sipas tij, përjashtimi i deputetëve nga seancat parlamentare është urdhër i Edi Ramës.
“U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.
Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.
Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata.
Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit.
Kjo është thirrja ime për ta.
Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.
Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin.
Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22.
Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën.
Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese“, tha Berisha.