Kryesore Berisha: Dosjen ndaj Veliajt në SPAK nuk e ka bërë Balluku, por...

Berisha: Dosjen ndaj Veliajt në SPAK nuk e ka bërë Balluku, por Rama, ai është Nesti Angoni

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili një ditë më parë u pyet për 5 orë.

Berisha hedh akuza se dosjen ndaj Veliajt në SPAK e ka përgatitur kryeministri Edi Rama.

Hetimet e SPAK nisën pas një denoncimi nga një qytetar i vetëdeklaruar si Nesti Angoni. Për këtë person, vetë Veliaj tha se ky person nuk ekziston.

Kurse Berisha thotë se denoncuesi Nesti Angoni është vetë Edi Rama dhe jo Belinda Balluku.

“Ju e patë se u mbaj 5 orë dhe normalisht që secili qytetar, tha që ky ka të bëjë me kompaninë 5D. Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij.

Hoteli 20 katësh vazhdon të ndërtohet, që punonjësja me të drejtë thoshte është i Lalë vjedhësit. Asnjë hetim. Jo, mos ti ngatërrojmë gjërat. Dosja ka shkuar në gjykatë pa Veliajn.

Po pse, sepse prore flasin, që në hotel është bashkëpronar dhe Olsi. Po e kam denoncuar këtu para jush këtu unë. Pra mbyllet hoteli me ata drejtorët që janë arrestuar dhe kaq, mbyllet vjedhja e tmerrshme.

Kanë shembur blloqe të tëra pallatesh për të vjedhur, për të ndërtuar pallate vetë ata me fonde të bashkisë. Asnjë gjë.

Tani të vijmë të e treta. Pse u mbaj, pse u denatyrua ky, ka 5 orë. Dhe është sjellë në mënyrë harbutshme dhe pastaj e kanë zbutur se i kanë nxjerrë dokumentet e atij Nestit. Dosja Nesti nuk ka asnjë lidhje me këto që ju thashë unë ju. Jo asnjë lidhje.

Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014  me të cilin ka udhëtuar Veliajt.

Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama.

Unë e mora vesh se nëpër studio kanë aluduar se është Lubia. Nuk është, nuk dua ta mbroj kurrë atë njeri, se e kuptoni vetë se çfarë kam unë ndaj saj, por ama edhe që të shesin sapunin për djathë në tregun mediatik, nuk mund të ndodhë.

Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër.

Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja e SHISH. Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja me sekretet e Ministrisë së Brendshme”, tha ndër të tjera Berisha.