Duke komentuar Kongresin e Partisë Socialiste javën e kaluar, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Kryeministri Edi Rama nuk foli për problemet e qytetarëve.
Berisha tha se problemi i Kryeministri Rama është vetë Sali Berisha, sikurse u shpreh vetë, nuk bën pazare.
“Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marrë fund. Dhe e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar. E di se në garat e ardhshme, shqiptarët do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë. Por çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista, nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen dhe 3 disfata suksesive pas vitit 2005 deri në vitin 2011”, tha ndër të tjera Sali Berisha.