Kryesore Berisha: Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike për dy anijet nga Bangladeshi

Berisha: Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike për dy anijet nga Bangladeshi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përgatit katastrofën energjetike për Shqipërinë, sipas të cilit, kjo bëhet për dy anijet TEC që do të mbërrijnë në Vlorë.

Kryedemokrati thotë se institucionet shtetërore janë shndërruar në zyra që përgatisin hajdutë.

Sipas Berishës, qytetarët shqiptarë po vidhen dhe pakënaqësia është e madhe në Tiranë e në Shqipëri në tërësi.

“Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë fund e krye si çifligun e tij. A mundet një njeri që për hobin e tij të vendosë 4 milionë Euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë që mund të veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 milionë Euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë evropian.

Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend, duke shkelur ligjet e vendit të cilat mbrojnë digat, që nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në 1 Shtator nën nivelin 284 metër. Sot digat janë nën 270 metër. Po pse? Për dy arsye. Duhet të sjellim errësirën që të justifikojnë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigandë nga Bangladeshi të cilët shpenzojnë 520 mijë Euro naftë jo me çmimin naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë Euro. Në 2 vite 760 mijë Euro.

Marrëveshja me TAP i njeh Shqipërisë 700 milionë metër kub gaz në vit për prodhim energjie, jo për ngrohje, është veçmas. Por këtyre u duhet të mbushin xhepat me prokurime të tilla se këta i konsiderojnë shqiptarët qenie për t’u varfërua. Këto dy gjeneratorë që punojnë me mazut me një përqindje të tmerrshme squfuri dhe që për Vlorën janë të barabarta sikur të futësh tani 100 mijë automjete dhe të bëjnë çdo ditë 100 km, një prokurim pa tender një kompani gjigande, ky është një shkatërrim i gjithanshëm.

Po vlon Tirana, po zien Shqipëria se qytetarët po vidhen çdo ditë me çmimet e mallrave që blejnë në dyqane. Askurkund në asnjë vend çmimi i vajit nuk është trefishuar si në Shqipëri. Shqiptarët marrin ushqimet bazë 107% më shumë se në vendet e BE”, tha Berisha.