Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga takimi me eurodeputetin gjerman Elmar Brok. Berisha tha se Brok e nisi takimin me një kërkesë që ai të hiqte dorë nga PD, por pas bisedës e ndryshoi komplet qëndrimin.
“Elmar Brok më tha: “Sali, erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt”. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera.
Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova se zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë, por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, u shpreh Berisha në një intervistë në Syri TV.
“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Deri me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës.
Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka dhe të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha”, tha Berisha.