Sali Berisha flet me siguri për fitoren e kandidatëve të opozitës në 14 maj. Berisha tha se nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, kandidatët e mazhorancës shpallen fitues në më pak se gishtat e një dore.
“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.
Berisha shkoi deri atje sa tha se do mbaj përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki.
“Nuk mund t’i shmangem kurrë përgjegjësive”, tha Berisha në emisionin “Opinion” duke shtuar se sipas sondazheve digjitale edhe Elbasanin e fiton Partia Demokratike që drejtohet prej tij.
Berisha thotë se fushata e PD-së që ai drejton është më e zjarrta që ai ka bërë që nga viti 1992, pasi sipas tij po dalin në mbështetje qytetarë me vullnetin e tyre të lirë.
“Fushata që shihni ka një bazë njerëzish që kanë ardhur në bazë vullneti dhe në asnjëlloj detyrimi tjetër. Një fushatë e cila ka një zjarr të brendshëm, e cila quhet frymë, por është absolutisht përcaktuese për fitoren, është fitore. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare të boshatisur, por të bazuar në truke komunikimi, Edi Rama. Unë kam fakte për këto që them. Ai ka strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë përballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve jo vetëm programet tona, por edhe të gjithë jetën tonë politike, por nuk vjen dot ai këtu sepse këtu i del baxhanaku me 110 tendera, i dalin sarajet e Surrelit”, tha Berisha.