Pas incidentit lideri demokrat, Sali Berisha, iu drejtua protestuesve me një mesazh në podium, ku theksoi se asgjë në botë nuk e mposht popullin opozitar.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne popullin opozitar. Poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë! Rroftë opozita shqiptare! Jemi bashkë për të protestuar kundër regjimit të horrave e kriminelëve”, u shpreh Berisha.
Kreu demokrat u godit me grusht në fytyrë gjatë marshimit në protestën e opozitës, ndërsa mbështetësit e tij dhunuan agresorin.