Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur prej tij, u ka drejtuar një thirrje vetë kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetëve demokratë për pjesëmarrje.
“Ftoj të gjithë ata delegatë të PD, drejtues të saj kryesor duke përfshirë edhe kryetarin e saj në letër Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD, të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në rithemelimin e forcës sonë politike. Ky Kuvend është i të gjithë demokratëve, ftoj të gjithë anëtarët e PD që kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një PD më të fortë e të bashkuar, dhe më të hapur, por edhe ata që e kanë parë me skepticizëm të vijnë nesër për të ndjekur në stadiumin ‘Air Albania’ për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë, rivendosjen e pluralizmit politik”, deklaroi lideri historik i PD.
Berisha porositi pjesëmarrësit që të vishen trashë pasi parashikohen temperatura të ulëta, ndërsa anëtarëve të Kuvendi u la porosi që të kenë me vete kartën e identitetit.