Kryesore Berisha fton Ramën në debat televiziv

Berisha fton Ramën në debat televiziv

Nga Lezha, kreu demokrat Berisha sfidoi pasardhësin e tij si kryeministër Edi Ramën duke e ftuar në një debat ballë përballë për të dhënë llogari para shqiptarëve.

“Edhe unë i them këtu para jush, sa rri dhe flet me veten në makinë, fol sa të duash, po hajde më mirë të dalim në shesh të burrave ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro. Se rregulli këtë ka. Hajde thuju, të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve, pse pensionin në Mal të Zi, që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri sot është 450 Euro”, tha Sali Berisha.

Berisha tha se nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës në vitet 2014-2023 kanë ikur nga vendi 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Demokratët janë besimplotë për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.

“Pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot fitorja është tërësisht në duart tuaja, në mundin tuaj, në djersën tuaj. Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë me 11 Maj do të marrin disfatën e merituar”, tha Sali Berisha.