Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 80-vjeçare.
Berisha ka vlerësuar kontributin dhe aftësitë e veçanta të Kalos në mjekësi.
“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pasionuar në shumë dekada.
Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.
Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, tha Berisha në një prononcim për mediat.