Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama se ish-kreu i qeverisë do të krijojë destabilitet në vend.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama është “primitiv”.
Berisha tha gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se Kryeministri Edi Rama nuk njeh përgjegjësitë e veta.
“Mua më personalisht më quajti kështu? Po sigurisht, për çdo gjë fajin e kam unë. Është normale se është njeri primitiv. Njeriu i qytetaruar ka tiparin kryesor përgjegjësinë. Njeriu u bë i qytetëruar, kaloi nga privimtimizmi se njohu përgjegjësitë e veta, kurse ky nuk njeh përgjegjësitë e veta. Ky është në stad primitiv, kaq është puna e tij”, tha Berisha.
Berisha ka thënë se edhe kur nuk ka pasur pandemi, ka pasur raste kur ka qëndruar gjatë në shtëpi në zyrën e tij. Por për një gjë thotë se nuk i mungon aspak nga jeta jashtë: Restorantet dhe kafenetë.
Fevziu: Si ndiheni u bë karantinë e gjatë?
Berisha: Jo mirë ndihem sepse e programoj ditën dhe veten time. Dita nis herët dhe përfundon në 2 të natës, por kjo rutinë zgjat prej dekadash.
Fevziu: Po por tani nuk lëviz dot lirshëm, nuk del jashtë se qeveria ka vendosur rregulla.
Berisha: Jo. Ka patur raste që kam lëvizur, kam pasur raste kur kam qëndruar në shtëpi, në zyrë, unë e disiplinoj veten time.
Fevziu: Besoj nuk të mungojnë kafenetë e restorantet se nuk keni qenë kurrë njeri kafenesh.
Berisha: Jo ato nuk më mungojnë fare, as restorantet as kafenetë.