Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur oferta me qëllime të ndryshme pas shpalljes së tij “non grata”, por thotë se i ka refuzuar. Berisha është shprehur se ka pasur edhe kërcënime, por i ka hedhur poshtë me neveri.
Ish-kryetari i PD-se u shpreh se foltorja e ka penguar ne punët e tij, pasi ka pasur ndërmend të shkruajë vëllime dhe të bëjë beteja për të mbrojtur dinjitetin e tij.
“Po ta them unë këtu. Ka pasur oferta të shumëllojta ndaj meje, oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit sepse s’ka asgjë në të, por jo kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët, por jo kam refuzuar.
Ka pasur kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E dëgjon ti atë që thotë për fëmijët?! Ajo është një lloj. Kur flet ai, është gabimi më i madh që bën po ta dëgjosh.
Unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, nuk ka lidhje me non gratën, përkundrazi kjo lëvizja me ka penguar në punën time, sepse unë i përkushtohem kësaj. Në atë kohë unë kam shkruar dhe do shkruaja vëllime dhe do bëja beteja për të mbrojtur dinjitetin tim”, – tha Berisha në Syri TV.