Sali Berisha ka deklaruar se Belind Këlliçi ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.
“Kandidati për qytetar të parë të Tiranës do të dalë nga primaret. Ne ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e vendit, që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve. Zoti Këlliçi është njëri nga ata që ka shprehur dëshirën. Unë e përgëzoj, siç përgëzoj secilin personalitet që vendos të provohet në garë”, tha kreu i Partisë Demokratike.