Politika Berisha kërkon votën e shqiptarëve të Londrës: Roli juaj, vendimtar për largimin...

Berisha kërkon votën e shqiptarëve të Londrës: Roli juaj, vendimtar për largimin e narko-regjimit

Kreu i demokratëve, Sali Berisha iu bashkua këtë të diel me anë të një lidhjeje direkte një bashkëbisedimi me shqiptarë e aktivistë të diasporës në Londër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ashtu si edhe kryeministri Rama në takimet e tij me diasporën, u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votuar në zgjedhjet e kësaj pranvere.

Ai kërkoi që diaspora shqiptare ta mbështesë opozitë me qëllim rotacionin e pushtetit, teksa qeverisë aktuale i referohej si “regjim”.

“Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar.

Ne, të gjithë së bashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.”

Po ashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në punët e Brendshme të Kosovës në takimin që mbajti me shqiptarët e Londrës.

“Ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë.

Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë.

Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë.

Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës. Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten”, tha Berisha.