Politika Berisha “këshillon” gazetarët: Mos e pyesni Ramën për këto dy çështje

Berisha “këshillon” gazetarët: Mos e pyesni Ramën për këto dy çështje

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare

Nga konferenca për mediat sot nga selia blu, Sali Berisha diskutoi një sërë çështjesh të aktualitetit politik, por nuk harroi t’i japë edhe një “këshillë” gazetarëve.

“Mos harroni asnjëherë të mos e pyesni për inceneratorët se do vrapojë, do dalë jashtë nga konferenca e shtypit e do iu lërë bosh, tek e fundit keni dhe ju ndjenjat njerëzore ndaj tij. Del qartë që në qoftë se ju e pyesni për inceneratorët është njësoj si të tregoni litarin në shtëpinë e të varurit.

Vendosni një kod, harrojeni këtë dhe mundësisht sa më pak t’i përmendni emrin tim, sepse e patë mbrëmë dhe e shihni përditë se si ky emër ka filluar t’i kallë datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer dhe nga socialistët e thjeshtë, por e di se ai dhe nomenklatura kleptokraciste e PS-së do ketë probleme shumë serioze me PD. Këto dy gjëra në qoftë se doni të mos iu ikë nga konferenca e shtypit mos ia thoni”, u shpreh Berisha.