Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës së ditës së sotme, duke premtuar se shumë shpejt do të njoftojë “beteja të tjera, që nuk do të ndalen deri në fitoren tonë të plotë”.
Basha u bëri thirrje protestuesve që të shpërndahen, ndërsa bëri me dije se protesta nuk do të mbarojë deri në arritjen e qëllimit. Ish-kryeministri u shpreh se beteja e radhës do të njoftohet përsëri.
“Sot, ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi për vëllezërit dhe motrat tona të arrestuara sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, disa prej të cilëve kanë çarje në kokë. Do të njoftojmë shumë shpejt beteja të tjera, që nuk do të ndalen deri në fitoren tonë të plotë”, tha ish-kryeministri.
“Ftoj demokratët që të bashkohemi në betejën e radhës, deri në realizimin e plotë të qëllimeve. Kemi përballë një narko-shtet dhe diktaturë të vërtetë. Kjo betejë dëshmoi se sa jetike është beteja jonë për ta bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Do ta vazhdojmë në forma edhe më të fuqishme sesa kjo e sotmja”, shtoi Berisha.