Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës për ditën e sotme duke bërë të ditur se revolucioni do të vazhdojë të hënën në orën 17:00 kur është dhe seanca plenare.
“Tani revolucioni vazhdon të hënën para Parlamentit. Në ora 17:00, po ndryshuan orën, do ndryshojmë dhe ne orën. Aty do jemi. Rrofshi ju, faleminderit”, tha Sali Berisha.
Protesta e sotme e opozitës zgjati 2 orë dhe nuk u shënuan incidente me policinë.