Politika Berisha: Më 7 korrik temperatura të larta, por më e lartë urrejtja...

Berisha: Më 7 korrik temperatura të larta, por më e lartë urrejtja ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 7 korrik temperaturat do të jenë të larta, por më e lartë është urrejtja e qytetarëve ndaj kryeministrit Edi Rama.

Deklaratën, Berisha e dha këtë të mërkurë në promovimin e librit të shoqërisë civile, “Shqipëria në Rrezik”.

“Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptare, me qenien e tyre. Ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet, as edhe një ditë të vetme”, theksoi kryedemokrati.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe të çështja e inceneratorëve.

Sipas tij, qytetarët janë njohur tashmë, me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të Thesarit të Shtetit, duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile.