Politika Berisha: Ndërhyrja në TIMS u bë për të zhdukur të dhënat e...

Berisha: Ndërhyrja në TIMS u bë për të zhdukur të dhënat e çarterave

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë konferencës për media këtë të premte në lidhje me ndërhyrjen në sistemin Tims.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ndërhyri në sistemin Tims me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas tij qëllimi ishte që të fshiheshin të dhënat e personave të caktuar që kanë hyrë me çartera privatë në territorin shqiptar.

“Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.

Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter”, tha Berisha.