Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të qartë për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin “Now”, ambasadorja Kim është pyetur se cili do të jetë qëndrimi i saj nëse demokratët zgjedhin sërish ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i udhëhequr në politikë.
Kësaj pyetjeje, Kim iu përgjigj shkurt, duke paralajmëruar demokratët se cili do të jetë qëndrimi dhe marrëdhënia që ata duan të kenë në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ç’ndodh nëse anëtarët e PD zgjedhin Berishën në krye të PD? Ta mendojnë mirë! Ta mendojnë mirë kush janë dhe rolin që duan të luajnë në politikën shqiptare dhe çfarë duhet për të fituar zgjedhjet. Edhe me rolin që duan të kenë me SHBA.
Unë do të vazhdoj me rolin tim. Por është vendim i rëndësishëm. Shqipëria është në një pikë kthese. Unë favorizoj Shqipërinë. Nuk mendoj dot për një vend tjetër që të kemi një mik tjetër…,” –ambasadorja amerikane.