Pas debateve në sallën e Kuvendit, Sali Berisha doli jashtë tij dhe në një reagim për mediat e konsideroi parlamentin monist. Ai dënoi gjuhën e përdorur nga Kryeministri Edi Rama një javë më parë dhe vendimin e parlamentit për të përjashtuar dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskajn.
“Ky është parlament më monist se ai i vitit 1991. Parlament ku nuk respektohet asnjë nen i rregullores dhe kushtetutës. Parlament ku bëhet gjithçka për të shuar zërin e opozitës, vetëm e vetëm pse këta pushtetarë janë të tmerruar nga vjedhjet që po i bëjnë pasurisë publike. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, ku kreu i pseudomazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalorin më të papranueshëm, më fyes për çdo qytetar. Ai jo vetëm që nuk ndëshkohet për këtë fjalor, por përkundrazi mbështetet nga drejtuesit e parlamentit. Ndërkohë që deputetë te opozitës, që jashtë kamerave i kthejnë përgjigje atij, përjashtohen. Parlamenti nuk respekton të drejtën për procedurë të opozitës. Nuk mund të mohohet kurrë kjo e drejtë në asnjë sallë të botës. Kjo na detyroi ne të dalim në platformë, falë Facebook, që të komunikojmë me qytetarët shqiptarë”.
Berisha tha se në parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale.
“Parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale. Këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë disa fjalë këtyre hajdutëve. Këtu është bërë një situatë e padurueshme. Sot u detyruam për mbrojtjen e tyre, të komunikojmë në FB, por kjo do jetë një gjë e zakonshme në parlament. Ne shkojmë me fjalën, ne jemi që parlamenti të funksionojë, këta duan të kundërtën. Sot është vetëm fillimi i një beteje që do sjellë triumfin. Populli do vijë këtu për të dhënë mesazhin. Protesta nuk është vendosur akoma, do vendoset brenda dy ditësh. A do hyjë populli te veziri? Atë e di populli. Populli opozitar do vijë këtu patjetër. Është betejë për votën e lirë, për dinjitetin, për të ardhmen, asgjë nuk na ndalon në këtë betejë”.
Berisha: Protesta e radhës vendoset brenda dy ditëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për gazetarët ka folur për protestën e radhës që do të zhvillojë opozita. Ai nuk caktoi datë dhe vend, por tha se do të vendoset brenda dy ditëve. Po ashtu Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë nënkupton kur thotë “që do të vijnë qytetarët shqiptarë të përcjellin disa mesazhe konkrete parlamentit”. Berisha u shpreh se “ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të sjellë mesazh”.
Pyetje: Çfarë nënkuptoni kur thoni që do të vijnë qytetarët shqiptarë të përcjellin disa mesazhe konkrete parlamentit?
Sali Berisha: Do ia përcjellin, shko e pyete. Do t’i hyjnë vezirit brenda thua? Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të sjellë mesazh.
Pyetje: Protesta e radhës do të jetë tek parlamenti?
Sali Berisha: Protesta nuk është vendosur akoma do vendoset brenda 2 ditëve.
Pyetje: Do jetë brenda këtij viti?
Sali Berisha: Brenda këtij viti? Padiskutim.
Pyetje: Në sa Dhjetor?
Sali Berisha: Këtu zbret Europa. Europa do të shohë popullin e saj. Populli i Europës është popull opozitar. Nuk caktova datë. Por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. As mos e diskutoni atë punë. Nuk ndërpritet më kjo. Është betejë për votën e lirë, është betejë për lirinë, për të ardhmen e Shqipërisë. Asgjë nuk mund të na ndalojë ne në këtë betejë.