Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar në Lezhë turin e tij të takimit me demokratët para zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike më 22 maj.
Nga ky qytet, ai u shpreh se Sorosi është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.
“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve. Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral.
Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”, tha Berisha.
Ai u shpreh se të gjitha këto kanë dështuar. “Ne arritëm në një betejë epike kundër autokracisë, e cila kërkonte të mos kishte opozitë në Shqipëri”, tha Berisha nga Lezha.