Politika Berisha: Në Parlament ka kriminelë të rrezikshëm se në burgun 313

Berisha: Në Parlament ka kriminelë të rrezikshëm se në burgun 313

Në sencën plenare të ditës së sotme, parashikohet që të prezantohen 5 raporte të institucioneve të larta të drejtësisë në vend.

Për kryedemokratin Berisha, gjithçka po bëhet për formalitet dhe këto prezantime nuk kanë vlerë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha tha se në Parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se sa në burgun 313.

“Njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka 4 familjarë, po kryeson debatin për organet e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe dhe cinizëm më ekstrem. Gjithçka është bërë në kundërshtim me nenet dhe rregulloren. Të gjitha institucionet e drejtësisë të këtij sistemi që nuk u ofrojnë më drejtësi shqiptarëve, i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të vetingut mbi kritere politike, fetare dhe krahinore, u shkatërrua plotësisht. Sot aty ku ishin 75, sot janë 17 gjyqtarë. 130 mijë dosje presin. Shqiptarët nuk marrin më drejtësi. Të gjitha duan t’i mbyllin me 5 raporte brenda pak orësh. Në Parlament janë kriminelë të rrezikshëm, se sa në burgun 313, njerëz të njohur, me dosje të rëndë. Po bëhet gjithçka për një formalitet, debat pa vlerë në Parlament. Sot, është ditë e qytetarëve në Parlament”, tha Berisha.