Sali Berisha ka të hapur çdo opsion për bashkimin e Partisë Demokratike. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i selisë blu tha se nuk ka asnjë lloj diskriminimi.
“Bashkimi i PD-së ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Berishës, pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti të veçantë, që duhet të sqarohet dhe kaq”.
Sa i takon situatës në PS, Berisha thotë se është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
“Për sa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani, këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi”.