Ish-kryeministri Sali Berisha, i përjashtuar nga grupi parlamentar ka paralajmëruar nisjen e një lëvizjeje në radhët e Partisë Demokratike.
Takimin e parë Berisha do ta zhvillojë me demokratët e Tiranës, pasditen e së enjtes, për të vijuar në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe.
Sipas Berishës, kjo lëvizje e tij ka për qëllim bashkimin, hapjen dhe ringritjen e partisë në vlerat demokratike, që sipas tij u shkelmuan në mënyrë antistatutore me vendimarrjen e kryetarit Basha.
Berisha e ka akuzuar Bashën se po vepron për interesat e tij, duke e cilësuar vendimin për shkarkimin e tij pazar me Edi Ramën për interesa personale të kreut të PD-së.