Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në seancën e sotme plenare, sulmoi mazhorancën qeverisëse, sipas të cilit ajo është një mega-organizatë kriminale, e cila ka mbushur xhepat dhe valixhet me milionë euro, para të shqiptarëve.
“Konstatoni për të nxjerrë të vërtetën e mëdha, urisë, keni në anën tjetër tablonë rozë, të lumturimit, me propagandë nga mëngjesi në darkë, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. E vërteta e pamohueshme është se kjo qeveri funksionon mbi ju dhe para jush si një organizatë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit faktuan se qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet me qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve. Përpiqeni ti paraqisni këto raste por për të gjithë ata që i kanë në ABC e kodit penal, që lexojnë nenin 28 të kodit gjejnë se ju jeni një mega-organizatë kriminale. Ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim, në kundërshtim me procedurat që përcakton ligji. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuar objekte që nuk janë ndërtuar kurrë, nëse penalizohen 20 apo 40 zyrtarë, nëse janë penalizuar se kanë kryer vepër penale, nëse kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, ca quhen. Firmat e Bllakos, po të Agacit ku janë? Si ka mundësi që një personi me 5 kompani i jepni tender me miliona dollarë, dje u paraqitën dokumente nga zonja Kryemadhi. Ka të tjera. Kjo nuk ka asnjë lloj. Ju vazhdoni me këtë organizatë se është e juaja, jeni vetë. Çfarë ka grupi i strukturuar kriminal tjetër, më thoni mua? Dilni këtu dhe hidhni lot krokodili.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.