Me kravatë të kuqe dhe tha se është më i motivuar se kurrë! Kreu i PD-së, Sali Berisha është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme, atje ku do të ballafaqohet me hetuesit për dosjen “Partizani”.
Ai u tha gazetarëve se deklaratën e tij të plotë do e bëjë para SPAK, ndërsa theksoi se është i sigurt për fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
“Jam më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë, për fitore dhe për të gjitha!”
Procesin gjyqësor ndaj tij, e cilësoi “një trillim fund e krye të Edi Ramës”.
“Pres një vendim politik të Edi Ramës. Ai ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim. Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është partia politike më sovrane. Ne do rikthejmë votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës”, përfundoi Berisha.
Ndërkohë një numër i konsiderueshëm simpatizantësh janë mbledhur para institucionit të drejtësisë duke brohoritur “O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do!”