Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar në konferencën e sotme për mediat se protesta e radhës në Tiranë do të zhvillohet më 26 nëntor.
“Në datë 26 nëntor protesta tjetër kombëtare, e gjithë Shqipëria në Tiranë”, tha Berisha, duke shtuar se kjo do të jetë revolta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Kjo protestë që sipas ish-kryeministrit do të jetë e organizuar në formën e një marshimi do të zhvillohet vetëm një javë pas asaj të mbajtur para Parlamentit më 19 nëntor, ditën kur u votua buxheti për vitin 2025.
Protesta e PD njoftohet vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, e cila i cilësoi legjitime veprimet e SPAK dhe GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e para që drejtësia vendosi për Sali Berishën.
Ndërkohë sot Kushtetuesja sqaroi se ankimi për masën e sigurisë “arrest shtëpie” që ish-kryeministri ka bërë do të shqyrtohet në datë të mëvonshme sipas afateve ligjore të përcaktuara qartë.