Politika Berisha “non grata” nga SHBA, kryeministri Rama flet për herë të parë

Berisha “non grata” nga SHBA, kryeministri Rama flet për herë të parë

Ish i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i shkëputi një intervistë kryeministrit Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Për kryeministrin Edi Rama ky është një tregues se qeveria amerikane do të vijojë të mbështesë implementimin e reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka mbërritur në një pikë që nuk ka më kthim pas.

“Dua të them që nga njëra anë është shumë e trishtueshme të shohësh këtë realitet, por nga ana tjetër është një sinjal i qartë se përpjekjet në vijim të qeverisë amerikane për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe transformimin e sistemit të drejtësisë ka arritur në një pikë që nuk ka më kthim pas.  Kjo në një farë mënyrë nënkupton nisjen e fundit të tranzicionit dhe fundin e nocionit të pandëshkueshmërisë. Pra askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Rama falenderoi Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.