Për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduart Selami. Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së gjatë në Shqipëri.
Ai falënderon Shtetet e Bashkuara për këtë vendim.
“Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA”, shkruan Selami.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në raportin e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në korrupsion veçanërisht në periudhën kur ka shërbyer si kryeministër.