Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare i pyetur mbrëmjen e sotme nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD dha një përgjigje surprizë “Kurrë, mos thuaj kurrë” duke hapur debatin.
I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshin edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ishte akoma më i qartë “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.
Por çfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës?
Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri madje u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesa ku Sali Berisha flet për rikthimin e mundshëm në krye të PD-së
Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese…
Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.
Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë…
Berisha: E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…
Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen?
Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.