Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një padi SPAK ndaj gjyqtares që po shqyrton çështjen e tij, Irena Gjoka. Në fjalën e tij, avokati mbrojtës Genc Gjokutaj tha se ato kanë kërkuar në gjykatë përjashtimin e saj nga seanca.
“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy-tre dorë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen”, deklaroi ai.
Ndonëse ka refuzuar që të paraqitet personalisht në GJKKO, Berisha ka autorizuar avokatët e tij dhe trupa gjykuese e ka pranuar kërkesën që gjykimi të vijojë në prezencë të mbrojtjes.
“Ai na ka autorizuar neve që gjykata e pranoi të vijojë gjykimin në prezencë të mbrojtjes, sepse me prokurën e posaçëm të Berishës janë përfshirë të gjitha tagrat”, tha ai.
Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzat ndaj të cilit, për kreun e Rithemelimit janë të pabaza, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”