Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e SPAK pas vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj pranë OPGJ-së.
Kryedemokrati është pritur nga mbështetës të shumtë të cilët e kanë pritur me ovacione të shumta, të tilla si: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Poshtë diktatura!
Berisha është shprehur se do të japë një prononcim për mediat pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Paralelisht, demokratët po zhvillojnë një protestë para Prokurorisë së Posaçme që ka nisur që prej orës 09:30.
I pranishëm në këtë protestë është edhe Flamur Noka, i cili ka thënë se do të shprehin revoltë ndaj një vendim politik.