Pas Kuvendit Kombëtar të demokratëve, ish-kryeministri dhe lideri i PD, Sali Berisha i ka dhënë kurajë demokratëve duke kujtuar se janë një armatë.
“Jemi një armatë e fuqishme, mjafton të vendosim të përballemi me të gjitha mjetet e ligjshme kundër regjimit më të urryer pas Enver Hoxhës, që ka parë Ballkani dhe Europa”, deklaroi lideri historik i PD-së, duke shtuar se mezi pret shtatorin në Kuvend.
Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve për akuzat e sekretarit të Shtetit amerikan Blinken. Berisha ka lënë të nënkuptohet se largohet nga skena politike nëse i nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme për akuzat që kanë lëshuar.
“Jo Blinken, por cilido zyrtar i këtij planeti të paraqesë prova, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta dhe të drejta, por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një te dhënë të vetme”, deklaroi Berisha përpara mediave.
Berisha, ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, u prit me duartrokitje dhe ovacione në Kuvendin Kombëtar të partisë, duke treguar kështu se mbetet ende një personazh shumë i rëndësishëm për demokratët.