Politika Berisha për Bashën: Historia e degradimit të një njeriu me zero integritet...

Berisha për Bashën: Historia e degradimit të një njeriu me zero integritet që u keqpërdor në 32 vite nga Rama

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati, Sali Berisha është pyetur nëse ka ndonjë urim për t’i bërë Lulzim Bashës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Basha është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng me zero integritet.

Berisha shtoi për Bashën se është keqpërdorur si askush tjetër nga kryeministri Edi Rama në 32 vite.

Pyetje: Në datën 23 Korrik të vitit 2013, ju Berisha shkruanit në rrjetet sociale “Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që ka bërë shërbime të çmuara PD-së, vendit dhe kombit të tij”. Sot, pas 10 vitesh a keni një urim për Bashën pasi u zgjodh kryetar i PD-së?

Sali Berisha: Sot kam vetëm një fjalë, është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng me zero integritet që u keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di sot se Lulzim Basha është një peng mjeran i Edi Ramës me dosjen e larjes së parave dhe Toyota Yaris. Ka tek-tuk njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë, këtyre ju intereson të bëjnë sikur nuk e dinë, pra ndjekin dhe ata interesa personale sepse këtë nuk ka njeri që nuk ka mbetur pa e marrë vesh.