Politika Berisha për Yuri Kim: Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time

Berisha për Yuri Kim: Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time

Nga Foltorja me gratë e Partisë Demokratike, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar shprehjen që deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim disa muaj më parë kur tha se “demokratët nuk duhet të hanë bar”.

E duke komentuar këtë thënie, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt ambasadores Kim kur tha se nuk do ta lejojë në zyrën e tij nëse ajo nuk u kërkon falje demokratëve për këtë deklaratë.

“Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha duke shkelmuar Kushtetutën e saj e cila fillon ‘ne populli’, nuk do t’i trokas në derë. Tani do t’i përgjigjem. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryetar i PD apo Kryeministër do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA. Me të vetmin kusht. Në rast se ajo do quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë kurrë nuk do shkelë në zyrën time pa ju kërkuar juve të falur për barin që ju serviri.

Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ja u ka bërë kush 30 vjet ndaj dhe në zyrën time s’do shkelësh kurrë pa u kërkuar falje demokratëve shqiptarë”, u shpreh Sali Berisha.

“Regjistrues në zyrë”, Berisha zbulon çfarë i kanë thënë amerikanët për Lulzim Bashën

Sakaq Berisha ka zbuluar se çfarë i kanë miq dhe zyrtarë amerikanë për Lulzim Bashën kur ky i fundit bënte takime me ambasadoren e SHBA.

Në takimin me Foltoren me gratë demokrate, ish-Kryeministri deklaroi se ka mësuar nga burime të tij se Basha i thoshte ambasadores që Sali Berisha i kishte vendosur regjistrues në zyrë.

“Burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores të dalim nga zyra se kemi regjistrues te Berisha, më ka futur Berisha regjistrues.

A mund të imagjinoni ju një gjë të tillë? S’ka asgjë midis meje dhe tij këtu. Unë atë se pranoja kurrë për mandat të tretë në krye të opozitës dhe do gjeja 100 mënyra të vija te ju dhe t’i tregonim vendin se ky na çon nga disfata në disfatë.

Ndaj dhe ai bashkëpunoi për një vendim të cilin e përballoj vetë. Atë që unë nuk mund të pranoj në gjithë këtë gjë është sovraniteti”, u shpreh Sali Berisha.