Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se po punon për bashkimin e Partisë Demokratike.
“Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike”, tha shkurtimisht Berisha për gazetarët nga oborri i Parlamentit.
Ish-Kryeministri u pyet vazhdimisht nga gazetarët për situatën në të cilën ndodhet në Partia Demokratike dhe për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.
Por Berisha nuk pranoi të komentonte më gjatë për këtë çështje, duke thënë se sot kryefjala e ditës është rritja e çmimeve nga lufta Rusi-Ukrainë dhe roli i gazësjellësit TAP për të mos patur varësi nga gazi rus.
“Asnjë përgjigje për të (për Bashën). Lëreni tani, asnjë përgjigje për të, sot e kam vetëm për TAP-in. Vetëm për TAP-in sot”.
Por pas insistimit disa herë të gazetarëve, Berisha deklaroi shkurtimisht se është duke punuar për bashkimin e demokratëve.
“Unë jam vetëm kaq t’ju them juve… po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike, full, stop, mirë u pafshim”.