Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, për të diskutuar rreth problemative të këtij sektori.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se programi i Partisë Demokratike për paketën fiskale, do të hartohet nga vetë biznesi i vogël.
Sipas Berishës, ky sektor ka eksperiencën dhe specialistët e duhur për të hartuar programin më të mirë të mundshëm për biznesin.
“Unë jam sot këtu për t’u thënë që programin e PD-së për klimën e biznesit ndaj jush, do jetë i hartuar nga ju. Ju keni eksperiencë, specialistët, i keni të gjitha mundësitë për t’i dhënë vendit dhe biznesit shqiptar programin më të mirë”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati shtoi se biznesi i vogël është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.