Politika Berisha: PS mblodhi kanabo-kongresin. Udhëheqja e PS, organizatë kriminale

Berisha: PS mblodhi kanabo-kongresin. Udhëheqja e PS, organizatë kriminale

Kanabo-kongres e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, duke iu referuar pikërisht nismës për legalizimin e kanabisit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Partia Socialiste vjen në këtë kongres me një bilanc dramatik të qeverisjes së saj.

Duke renditur 10 çështje në të cilat sipas tij socialistët kanë dështuar gjatë qeverisjes së tyre, ish-kryeministri thotë se udhëheqja kryesore e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën është shndërruar në një organizatë të vërtetë kriminale.

Berisha përmend gjithashtu si dështime të qeverisjes së socialistëve situatën me krimin, drogën, rritjen e borxhit dhe shpopullimin e vendit.